• e diel, 06 tetor 2024

Izraeli urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të Gazës Qendrore

Izraeli urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të Gazës Qendrore

 Tel Aviv, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) sot u bënë thirrje banorëve të shumë pjesëve nga Gaza Qendrore menjëherë të evakuohen, raporton Si-En-En-i.

Në mesazhin në gjuhën arabe, të publikuar në platformën X, IDF ka urdhëruar banorët e 15 blloqeve të banimit në jugun e Luginës Vadi Gaza, e cila përfshinë kampin e refugjatëve Al-Burejxh, menjëherë të strehohen në Deir al-Bahal.

"Nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të vendoset një ndërprerje  e përkohshme taktike ushtarake të aktiviteteve për zbatimin e qëllimeve humanitare (furnizimi i popullsisë) në lagjen jugore të Deir al Balah", thuhet në njoftimin e forcave izraelite.

IDF, gjithashtu, njoftoi se do të lejojë "lëvizje humanitare" të civilëve përmes unazës në perëndim të Kan Junis. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR