• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli ka rrethuar edhe dy spitale të tjera në Gaza

Izraeli ka rrethuar edhe dy spitale të tjera në Gaza

Gaza, 25 mars 2024 (MIA) - Izraeli sërish përsëriti se militantët e Hamasit i shfrytëzojnë si baza spitalet në Gaza, ku lufta vazhdon më shumë se pesë muaj.

Hamasi dhe personeli mjekësor i mohojnë pretendimet.

Gjysmëhëna e Kuqe palestinete njoftoi se njëri nga anëtarët e personelit të saj është vrarë kur tanket izraelite pa pritur sulmuan zonat përreth spitaleve Al-Amal dhe Naser në qytetin jugor Kan Junis, gjatë granatimit dhe bombardimit të fuqishëm.

Forcat e armatosura izraelite e bllokuan spitalin Al Amal dhe filluan me operacione në afërsi të saj, kumtoi Gjysmëhëna e Kuqe. "EKipet tona janë në rrezik ekstrem për momentin dhe janë plotësisht të bllokuara", shton organizata.

Gjysmëhëna e kuqe më tutje thekson se forcat izraelite tani kërkojnë evakuim të plotë të personelit, pacientëve dhe personave të zhvendosur nga spitali Al Amal dhe kanë filluar të hedhin bomba tymi për të dëbuar njerëzit nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza kumtoi se dhjetëra pacientë dhe personeli mjekësor janë arrestuar nga forcat izraelite në Al Shifa në qytetin verior të Gazës.

Zyra për media e Hamasit kumtoi se forcat izraelite kanë vrarë pesë mjekë palestinez gjatë sulmit të tyre shtatëditor në Al Shifa.

Armata izraelite nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment, por parparakisht njoftoi se ka vrarë 170 burra të armatosur në bastisje, ku humbën jetën pesë pacientë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Al Shifa është njëra nga spitalet e pakta pjesërisht funksionale në Gaza, dhe si të tjerat, ofron strehim për disa nga pothuajse dy milionë refugjatët në Gaza. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR