• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli ka ofruar të jetë nikoqir i bisedimeve për armëpushim ndërmjet palëve ndërluftuese në konfliktin sudanez

Izraeli ka ofruar të jetë nikoqir i bisedimeve për armëpushim ndërmjet palëve ndërluftuese në konfliktin sudanez

 

Jerusalem, 24 prill 2023 (MIA) - Izraeli ka ofruar të jetë nikoqir i bisedimeve për armëpushim mes liderëve ndërluftues sudanez.

“Që nga shpërthimi i luftimeve, Izraeli ka punuar përmes kanaleve të ndryshme për të arritur një armëpushim, ndërsa përparimi në bisedimet me palët në ditët e fundit ka qenë shumë inkurajues”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Eli Koen.

Në kumtesën nuk janë dhënë detaje të tjera përveç se Koen kishte folur me gjeneralët ndërluftues.

Në shkurt, Izraeli dhe Sudani publikuan se kishin përfunduar punën për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Një ceremoni zyrtare inaugurimi ishte planifikuar të mbahej në Kartum pas përfundimit të kalimit nga sundimi ushtarak në atë civil në Sudan.

Koen shprehu shpresën se përpjekjet për t'i dhënë fund armiqësive në Sudan "do të kontribuojnë në përfundimin e një marrëveshjeje historike paqeje" në atë vend afrikan. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR