• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur fosfor të bardhë në Gazë

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur fosfor të bardhë në Gazë

Tel Aviv, 13 tetor 2023 (MIA) - Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) i kanë hedhur poshtë pretendimet se po përdorin fosfor të bardhë në Gazë, duke thënë se "akuza e tanishme kundër SHI-së lidhur me përdorimin e fosforit të bardhë në Gazë është pamëdyshje e rreme, raporton DPA. 

Hjuman rajts voç (HRV) dje e ka akuzuar Izraelin se po përdorë fosfor të bardhë në operacionet luftarake në Gazë dhe Liban.

"SH-ja nuk ka vendosur përdorimin e municioneve të tilla", njofton Armata. 

 Fosfori i bardhë ndizet kur ekspozohet ndaj oksigjenit atmosferik dhe mund të krijojë nxehtësi intensive prej rreth 815 gradë Celsius, dritë dhe tym, njofton DPA.

"HRV-ja konfirmoi videot e regjistruara në Liban dhe Gazë më 10 dhe 11 tetor të vitit 2023, përkatësisht, duke treguar të shtëna të shumta ajrore të fosforit të bardhë të gjuajtur nga artileria mbi portin e qytetit të Gazës dhe dy lokacione rurale përgjatë kufirit Izrael-Liban dhe intervistimin e dy personave që përshkruan sulm në Gazë", thuhet në njoftimin e organizatës.

Përdorimi i fosforit të bardhë për qëllime ushtarake është kontraverz, por jo edhe i ndaluar, shtoi agjencia gjermane.

Konventa e KB-së për disa armë konvencionale (CCW) nga viti 1980 ndalon përdorimin e bombave ndezëse kundër civilëve.

"HRV-ja, gjithashtu, rishikon dy video nga 10 tetori nga dy vende pranë kufirit Izrael-Liban. Në secilën prej tyre tregohen predha artilerie prej 155 mm të fosforit të bardhë që përdoreshin, me sa duket si perde tymi, shënjimi ose sinjalizimi", thuhet në deklaratë. qa/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR