• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli hapi vendkalimin Kerem Shalom për dërgimin e ndihmave në Gazë

Izraeli hapi vendkalimin Kerem Shalom për dërgimin e ndihmave në Gazë

Jerusalem, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli ka mundësuar nga sot dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës përmes kalimit Kerem Shalom, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Mediat britanike njoftuan se ky vendim i kabinetit ushtarak i Netanjahut do t'i mundësojë Izraelit ta realizojë premtimin për hyrjen ditore të 200 kamionëve me ndihma humanitare në Gazë.

 Kalimi Kerem Shalom është mbyllur që nga 7 tetori, kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe që atëherë ndihmat kanë mbërritur në Gazë vetëm përmes kalimit Rafah, në kufirin me Egjiptin, përmes së cilës, sipas Izraelit, në ditë mund të hynin vetëm 100 kamionë.

Deri më tani, të gjithë kamionët e ndihmave humanitare hyjnë në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin, por atje të gjitha dërgesat kontrollohen fillimisht nga Izraeli.

Që nga fillimi i dërgesave më 20 tetor, janë kryer inspektime në vendkalimin e Nicana mes Izraelit dhe Egjiptit, duke detyruar kamionët të lëvizin nga Rafah në Nicana dhe mbrapa, duke krijuar fyte të ngushta. Pikërisht për këto arsye Izraeli sot lejoi që ndihmat të nisin kalimin nga Kerem Shalom, sepse nga e mërkura lejoi edhe inspektimin e disa kamionëve që dërgonin ndihma përmes Rafah. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR