• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli e nënshkroi letrën me të cilën angazhohet të përdorë armë amerikane në përputhje me ligjin

Izraeli e nënshkroi letrën me të cilën angazhohet të përdorë armë amerikane në përputhje me ligjin

Tel Aviv, 15 mars 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant premtoi se do të përdorë armë amerikane vetëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në letrën dërguar qeverisë amerikane, tha sot zëdhënësja e tij, informon DPA.

Megjithatë, ajo shtoi se ky është kusht që ka të bëjë me disa aleatë të SHBA-së, e jo vetëm për Izraelin. 

Komentet e saj erdhën pasi "Xherusalim post" njoftoi për letrën, duke i cituar përfaqësuesit izraelitë dhe amerikanë. 

Gazeta, gjithashtu, njoftoi se Galant është pajtuar të lejojë import të ndihmës humanitare me mbështetje amerikane në Rripin e Gazës "pa ndërprerje". 

Letra vjen pasi administrata e presidentit amerikan Xho Bajden e miratoi memorandumin e ri për siguri kombëtare në shkurt. Kjo nuk ka të bëjë konkretisht me Izraelin, edhe pse erdhi pas presionit nga senatorët demokratë të shqetësuar për përdorimin e armës amerikane në luftën në Gazë.

SHBA-ja kërkoi nga Izraeli ta dërgojë letrën deri në mes të marsit. 

Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken tani duhet ta informojë Kongresin deri më 25 mars nëse detyrimet e dhëna nga Izraeli janë të sigurta. Në të kundërtën, furnizimi i mëtutjeshëm amerikan me armë për Izraelin mund të shtyhet, shkruan gazeta. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR