• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Izraeli e ka mbyllur hapësirën ajrore

Izraeli e ka mbyllur hapësirën ajrore

Tel Aviv, 13 prill 2024 (MIA) - Drejtoria izraelite për aeroporte (IAA) kumtoi se hapësira ajrore e Izraelit do të mbyllet nga ora 12:30, për shkak të sulmit iranian ndaj Izraelit.

IAA nuk dha hollësira për atë se kur fluturimet do të vazhdojnë, duke thënë se do të publikojë informata sipas zhvillimit të ngjarjeve.

Drejtoria rekomandon që udhëtarët të kontrollojnë te aviokompanitë e tyre dhe në faqen e IAA-së për orarin e fluturimeve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR