• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli do ta zgjerojë "zonën humanitare" në Gazë para sulmit tokësor ndaj qytetit Rafah

Izraeli do ta zgjerojë

Tel Aviv, 22 prill 2024 (MIA) - Izraeli përgatitet për zgjerimin e "zonës humanitare" për civilët palestinezë para ofensivës së planifikuar tokësore në Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, publikuan sot mediumet izraelite.

Sipas radios izraelite Amri, "zona humanitare" do të shtrihet nga qyteti jugor Al-Mavasi përgjatë rripit bregdetar deri te paralagja Deir al Ballah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. "Zona humanitare do të pranojë rreth një milion njerëz", njoftoi radioja.

Mediumi informoi se në rrethinë janë ndërtuar pesë spitale të improvizuara, krahas institucioneve shëndetësore, të cilat tashmë punojnë.

Edhe krahas kundërshtimit global, Izraeli i miratoi planet për ofensivë tokësore në Rafah, ku më shumë se 1,5 milionë njerëz janë strehuar nga sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, ku deri tani jetën e kanë humbur 34.151 palestinezë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR