Izrael: Njohja e shtetit palestinez është shpërblim për terrorizmin
- Planet për të njohur shtetin palestinez për Izraelin janë një "shpërblim për terrorizmin" që do ta bënte të vështirë negocimin e një zgjedhje për luftën në Gazë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:42, 22 maj, 2024
Tel Aviv, 22 maj 2024 (MIA) - Planet për të njohur shtetin palestinez për Izraelin janë një "shpërblim për terrorizmin" që do ta bënte të vështirë negocimin e një zgjedhje për luftën në Gazë.
"Vendimi i sotëm u dërgon një mesazh palestinezëve dhe botës - terrorizmi do të shpërblehet. Pasi organizata terroriste Hamas kreu masakrën më të madhe të hebrenjve që nga Holokausti, pasi ata kryen krime të tmerrshme seksuale të dëshmuara nga e gjithë bota, këto vende vendosën të shpërblejnë Hamasin dhe Iranin me njohjen e shtetit palestinez", deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme Izrael Kac.
"Është një padrejtësi ndaj kujtimit të viktimave të 7 tetorit, një goditje për përpjekjet për kthimin e 128 pengjeve dhe një inkurajim për Hamasin dhe xhihadistët iranianë që minojnë mundësinë e paqes dhe vë në pikëpyetje të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje", shtoi Kac.
Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe ka nisur një ofensivë të madhe kundër Rripit të Gazës në hakmarrje për sulmin e 7 tetorit që vrau më shumë se 1.170 njerëz, shumica prej tyre civilë. Nga 252 personat të cilët ishin marrë peng gjatë sulmit, 124 mbahen ende në Gazë duke përfshirë 37 të vdekur, gjithnjë sipas ushtrisë izraelite.
Por, që nga 7 tetori 35.647 palestinezë shumica e të cilëve civilë janë vrarë në Rripin e Gazës në bombardimet dhe operacionet ushtarake izraelite, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë të Hamasit e cila është në pushtet në Gazë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s