Izet Mexhiti - zëvendëskryeministër dhe ministër i Mjedisit Jetësor
- Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes demokratike nga koalicioni VLEN i cili në qeverinë e re do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Mjedisit Jetësor, është i lindur më 8 shkurt 1977 në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 23:12, 23 qershor, 2024

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes demokratike nga koalicioni VLEN i cili në qeverinë e re do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Mjedisit Jetësor, është i lindur më 8 shkurt 1977 në Shkup.
Diplomoi në Menaxhment financiar dhe kontabilitet në Fakultetin ekonomik në Shkup, ku edhe maxhistroi. Krahas gjuhës shqipe, në biografinë e tij ka cekur se njeh edhe gjuhën angleze dhe maqedone, ndërsa nga shkathtëitë kompjuterike Microsoft office.
Përvojën e punës e ka filluar si profesor në sshkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup prej vitit 2001 deri në vitin 2004. Kryetar i Komunës së Çairit ishte në tre mandate prej vitit 2005 deri në vitin 2017, ndërsa deputet në Kuvend u bë në vitin 2020. ab/
Fotо: Kuvend