• e diel, 22 dhjetor 2024

Izet Mexhiti: Nuk pranojmë devalvimin e peshës së shqiptarëve

Izet Mexhiti: Nuk pranojmë devalvimin e peshës së shqiptarëve

Shkup, 3 shtator 2023

Duke folur në debatin e TV Euronews Albania, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se për opozitën shqiptare ndryshimet kushtetuese do të ishin të pranueshme vetëm nëse në to përfshihet edhe ndryshimi i pozicionit të shqiptarëve, si komunitet i dytë dhe i rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Ne nuk pajtohemi që shqiptarët të jenë të barabartë me komunitetet tjera që në numër janë 300 veta, sepse kjo vërtet nuk ka logjikë. Nëse kjo lejohet, atëherë do të kemi shumë probleme me Parimin e Badinterit, i cili parim ishte një nga faktorët kyç për arritjen e paqes së vitit 2001. Prandaj, pranimi i shqiptarëve si shtetformues, do ta bënte edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror dhe nuk do t’i kishim paqartësitë e tanishme si pasojë e interpretimeve të ndryshme", tha ndër të tjera Izet Mexhiti, kreu i Lëvizjes Demokratike.

Lëvizja Demokratike

____________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR