• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izaeli ka marrë pozicione më qytetin Tubas, në Bregun Perëndimor, banorët janë përzënë nga shtëpitë e tyre, të paktën 22 të arrestuar

Izaeli ka marrë pozicione më qytetin Tubas, në Bregun Perëndimor, banorët janë përzënë nga shtëpitë e tyre, të paktën 22 të arrestuar

Ramallah, 26 nëntor 2025 (MIA) - Forcat izraelite të sigurisë (IDF) sot zunë pozicione në qytetin Tubas të Bregut Perëndimor dhe urdhëruan disa banorë palestinezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, që është sulmi i fundit në fushatën disamujore kundër qyteteve në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Guvernatori i Tubas, Ahmed Al-Asad, deklaroi për mediat britanike se forcat izraelite, të mbështetura nga helikopterë, po rrethonin qytetin dhe po vendosnin pozicione në disa lagje.

"Duket se ky pushtim do të jetë i gjatë pasi forcat pushtuese izraelite kanë dëbuar njerëzit nga shtëpitë e tyre, kanë pushtuar çatitë e ndërtesave dhe kanë kryer arrestime", tha ai.

Mjetet izraelite mund të shiheshin duke kaluar nëpër qytet, ndërsa ushtarët po patrullonin rrugët duke mbajtur pushkë dhe raketahedhëse. Ushtarë u panë gjithashtu në qytetin e afërt të Tamun.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, i pyetur sot për operacionin në Bregun Perëndimor, tha se forcat e sigurisë po vepronin për të parandaluar atë që ai e quajti aktivitete terroriste.

IDF tha se operacioni, i kryer nga policia dhe forcat e inteligjencës, filloi herët të hënën. Zëdhënësi ushtarak nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, duke thënë se më shumë detaje do të publikoheshin së shpejti.

Al-Asad tha se forcat izraelite kishin urdhëruar të gjithë ata që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre të mos ktheheshin derisa të mbaronte operacioni, i cili pritet të zgjasë disa ditë.

Në Bregun Prëndimor jetojnë 2,7 milionë palestinezë, të cilët kanë vetëqeverisje të kufizuar nën okupimin ushtarak izraelit. Qindra mijëra izraelitë kanë emigruar dhe janë shpërngulur atje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR