Ivanovski: Planifikojmë të kthehemi në hartën hekurudhore, do të pozicionohemi si korridori më i mirë për komunikacionin ngarkues hekurudhor
- Me Marrëveshjen për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe, theks serioz vihet në investimet në infrastrukturë, duke i potencuar investimet në infrastrukturën hekurudhore, posaçërisht hekurudha e shpejtë e Korridorit 10 nga Tabanoci deri në Gjevgjeli me çka vendi do të betonohet si rruga tranzitore më e mirë, më e shpejtë dhe më e shpagueshme për komunikacionin ngarkues hekurudhor nga portet greke drejt destinacioneve evropiane.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:40, 19 maj, 2025
Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Me Marrëveshjen për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe, theks serioz vihet në investimet në infrastrukturë, duke i potencuar investimet në infrastrukturën hekurudhore, posaçërisht hekurudha e shpejtë e Korridorit 10 nga Tabanoci deri në Gjevgjeli me çka vendi do të betonohet si rruga tranzitore më e mirë, më e shpejtë dhe më e shpagueshme për komunikacionin ngarkues hekurudhor nga portet greke drejt destinacioneve evropiane.
Siç paralajmëroi drejtori i HM Infrastruktura, Sinisha Ivanovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, do të bëhet rikonstruimi i plotë i trasesë së përhershme me ngritjen e shpejtësisë mbi 160 kilometra në orë për fillestarin dhe deri 120 kilometra në orë për komuniakcionin ngarkues. Paralelisht me trasenë ekzistuese do të ndërtohet edhe hekurudhë tërësisht e re me çka do të ketë dy korsi me ç'rast maksimalisht do të drejtohen kthesat dhe do të ulet gjatësia e hekurudhës.
"Afati për ndërtim është pesë vite prej fillimit të ndërtimit, ndërsa pritet ndërtimi të fillojë për rreth 9 muaj pas nënshrkimit të marrëveshjes. Kryesi njëkohësisht do ta projektojë dhe do ta përfundojë linjën hekurudhore, Së pari do të ndërtohet traseja e re e cila do të jetë paralele me ekzistuesen, e më pas do të rikonstruohet linja tashmë ekzistuese hekurudhore nga Tabanoci deri në Gjevgjeli. Me aktivitetin ndëritmor do të prëfshihet edhe hekurudha me të cilën do të ndërlidhet stacioni hekurudhor në Shkup me aeroportin në Petrovec", informoi Ivanovski.
Paralajmëroi se këtë vjeshtë do të fillojë rikonstruimi i plotë i një pjese të hekurudhës nga Draçeva deri në Ilinden, si dhe pjesa nga Zelenikova deri në Shkup e cila do të jetë në përbërje të trenit të qytetit, ndërsa njëherit do të rikonstruohet dhe stacioni hekurudhor në Shkup.
"Me aktivitetet e ndërmarra dhe modernizimin e plotë dhe ndërtimin e hekurudhës së re planifikojmë Maqedoninë sërish ta kthejmë në hartën hekurudhore. Maqedonia ka pozicionim të shkëlqyeshëm infrastrukturor, gjeografik dhe strategjik, ndërsa komunikacioni ngarkues hekurudhor mund të jetë ndër forcat shtytëse kryesore të zhvillimit ekonomik", tha Ivanovski.
Potencoi se në vend, Korridori 10 po zhvillohet prëgjatë rrjedhës së lumit Vardar në gjatësi prej rreth 230 kilometrave. hekurudha momentale është me një korsi në të cilën zhvillohet edhe komunikacioni i udhëtarëve edhe ai ngarkues. Është lëshuar në prëdorim në vitin 1873 dhe deri më tani ka pësuar disa ndryshime, sendërtime dhe remonte. ab/