• e martë, 24 dhjetor 2024

Ivanovska: Vlerësimi i KE-së për KSHPK-në është pozitiv

Ivanovska: Vlerësimi i KE-së për KSHPK-në është pozitiv

Strumicë, 14 nëntor 2023 (MIA) - Vlerësimi i Komisionit Evropian për punën e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) është pozitiv dhe na përkrahin të vazhdojmë më tej të hapim raste për funksionarë të lartë. Rekomandimi i tyre është të vazhdohet me përforcimin e kapaciteteve të Komisionit dhe me zbatimin e rekomandimeve që i japim, deklaroi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për vlerësimin e KE-së për punën e Komisionit.

Sipas Ivanovskës, e cila sot ishte për vizitë në SHF "Shën Cirili dhe Metodi" në fshatin Dabile në Strumicë, probemi më i madh, me të cilin ballafaqohen në këtë periudhë pesëvjeçare të mandatit, është se institucionet, personat përgjegjës, personat të cilët janë emëruar në rekomandimet, nuk i kanë respektuar rekomandimet dhe iniciativat dhe për këtë shkak vlerësimet janë të tilla.

Ivanovska shtoi se mosrepsketimi i rekomandimeve mund ta pengojë shtetin në rrugën evropiane, pasi rekomandimet e KSHPK-së janë komnfirmuar nga ana e Komisionit Evropian dhe gjithçka që është rekomandim pozitiv, duhet të zbatohet.  bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR