• e martë, 24 dhjetor 2024

Ivanovska: Mosndëshkimi dhe mossundimi i ligjit në sistem është arsyeja e raportit kritik të KE-së

Ivanovska: Mosndëshkimi dhe mossundimi i ligjit në sistem është arsyeja e raportit kritik të KE-së

Tetovë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Mosndëshkimi dhe mossundimi i ligjit në sistem është arsyeja e raportit kritik të Komisionit Evropian dhe më së shumti ndryshime për të ndryshuar situatën duhen në gjyqësor, tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, pas mbajtjes së ligjëratës në luftën kundër korrupsionit në SHFK "Goce Dellçev" - Tetovë dhe në SHFK "Përparimi" në Reçicë me kërkesë të gazetarëve për vlerësimin e saj pas raportit të Komisionit Evropian në lidhje me sundimin e ligjit.

"Është një raport në të cilin KSHPK vlerësohet pozitivisht, pra vlerësohet pozitivisht puna jonë. Më vjen keq që kemi një raport të tillë, por realisht mund të them se 99 për qind të rekomandimeve dhe situatave të konstatuara që janë konstatuar në raport, ne i kemi konstatuar dhe kemi dhënë rekomandime. Na vjen shumë keq që institucionet vendase nuk respektojnë njëra tjetrën. Nuk respektohen rekomandimet tona, nuk respektohen rekomandimet nga Enti Shtetëror i Revizionit. Nuk pres që mund të ecim përpara nëse nuk respektojmë veten. As ligjet nuk respektohen, as rekomandimet, as njerëzit mes njëri tjetrit. E para duhet të mësojmë të respektojmë, theksoi Ivanovska, pas ligjëratës në kuadër të fushatës edukative "Bëhuni heronjë të ndershmërisë".

E pyetur nga gazetarët se ku qëndron problemi më i madh për një raport kaq negativ për përballjen ndaj korrupsionit dhe sundimit të ligjit, ajo locoi jurisprudencën.

"Nëse sektori i jurisprudencës është në rregull gjithçka tjetër do të zgjidhet shpejt. Sepse ai sektor duhet të prodhojë ndëshkim, ndërsa ne kemi rrezikun më të madh nga korrupsioni përveç ndikimit politik, pra mosundimi i ligjit. Në mungesë të integritetit në atë sektor na ndodh ajo që shohim", tha Ivanovska.

Në pyetjen se a do të hapet lëndë për korrupsion të mundshëm, pas akuzave të opozitës për njerëz të afërt me ministrin e Sistemit politik dhe Lotarinë shtetërore, Ivanovska tha se punët janë në vazhdim e sipër.

"Duhet të bëhet analizë në lidhje me Ministrinë e sistemit politik dhe pastaj të themi se çfarë më tej. Përgjigje më konkrete nuk mund të japë. Kemi një çështje të hapur për ministrinë dhe po përpunohen dhe do të shohim deri ku do të arrijmë pasi është fundi i mandatit", tha Ivanovska. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR