Ivanovska: Gratë kanë kapacitet për të udhëhequr, po e përmirësojmë arsimin që sa më shumë vajza të bëhen lidere të mira
- Premtuam dhe po punojmë në krijimin e kushteve, sjelljen e rregulloreve dhe sigurimin e mjedisit sistemor që do t’u mundësojë grave pavarësi më të madhe ekonomike. Para së gjithash, po punojmë në përmirësimin e arsimit dhe qasjes në arsim. Arsimi u mundëson grave të zhvillojnë mendim kritik, aftësi për marrjen e vendimeve dhe shkathtësi për zgjidhjen e problemeve, gjë që është thelbësore për pozitat udhëheqëse, tha sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas 2026, të organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Kombet e Bashkuara në vend, nën temën globale “Të drejta. Drejtësi. Veprim për të gjitha gratë dhe vajzat”.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:13, 6 mars, 2026
You need to login to view this page