• e martë, 26 nëntor 2024

Ivanovska: Do ta përfundojmë shqyrtimin e kontratës me “Behtel dhe Enka” sa më shpejt që të jetë e mundur

Ivanovska: Do ta përfundojmë shqyrtimin e kontratës me “Behtel dhe Enka” sa më shpejt që të jetë e mundur

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, paralajmëron se do t'i kushtojnë vëmendje të veçantë atyre pjesëve të marrëveshjes me "Behtel dhe Enka" që krijojnë obligime financiare për shtetin.

"Ne do t'u kushtojmë vëmendje të veçantë atyre anëtarëve që krijojnë obligime financiare për vendin tonë, sepse kjo është ajo që i shqetëson qytetarët, çfarë do të fitojmë ne nga ajo marrëveshje", tha Ivanovska në daljen e sotme në televizionin Sitel.

Ajo konfirmoi se kontrata që kanë marrë nuk është e plotë, gjegjësisht mungojnë shtojcat.

"Nëse konstatojmë se në ato shtojca ka edhe diçka tjetër përveç disa specifikave menaxheriale që vlejnë për kompaninë, do t'i kërkojmë edhe ato, tha Ivanovska, duke theksuar se nuk dihet nëse ka diçka në ato shtojca që është një detyrim shtesë për shtetin.

Ajo bëri me dije se marrëveshja që u është dorëzuar ka rreth 200 faqe dhe se parashikon të gjitha detyrimet e shtetit. 

Në pyetjen se në cilën pjesë do të veprojë Antikorrupsioni, u përgjigj se do ta shpallin së shpejti.

Për sa i përket kornizës kohore që do t'u nevojitet, Ivanovska nuk tregoi një afat specifik.

"Kjo lëndë na rëndon të gjithëve, sidomos neve sepse pritet të themi atë që kemi lexuar. Ne vërtet bëjmë çmos që të arrijmë diçka plus. Do ta përfundojmë sa më shpejt që të mundemi", theksoi Ivanovska.

Nëse konstatojnë se ka pasur keqpërdorime ose se do të ketë pasoja negative për shtetin, hapi i radhës, siç tha, do të ishte një iniciativë në Prokurorinë Publike.

"Edhe aty lënda është e hapur. Ndërkohë, u takova me prokurorin publik dhe ramë dakord që do të ishte mirë të shohim se kush deri ku është dhe të bashkojmë forcat për ta kryer të gjithë punën", tha ajo.

Lidhur me vendimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, për ndërprerjen e punës së administratës si masë e përkohshme për mbrojtjen e punëtorëve për shkak të incidentit të ndodhur më 23 maj kur kryetari i komunës mori kërcënime me jetë nga një 69-vjeçar banorë i Haraçinës, tha se kjo është rezultat i llogarive të pazgjidhura partiake.

"A duhet të zbatohen ligjet që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale apo ndonjë rregull i partisë në komunë? Ky është një sinjal i tmerrshëm për mua", tha ajo. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR