• e premte, 05 dhjetor 2025

Ivanovska: Do të luftoj që nga çdo dritare të shihen tre drunj, për secilin të ketë së paku nga 30 metra katrorë gjelbërim dhe të jetohet 300 metra larg ndonjë parku

Ivanovska: Do të luftoj që nga çdo dritare të shihen tre drunj, për secilin të ketë së paku nga 30 metra katrorë gjelbërim dhe të jetohet 300 metra larg ndonjë parku

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Aktivistja qytetare nga Mundësia për Qendrën dhe ish-kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska sot në konferencë për shtyp i kumtoi motivet për kandidaturën për krxetare të Komunës Qendër për zgjedhjet e ardhshme lokale më 19 tetor.

"Do të luftoj që standardi 3-33-300 të vendoset edhe në komunën tonë. Kjo do të thotë secili nga dritarja të shohë tre drunj, për çdo banortë ketë së paku 30 metra katrorë gjelbërim dhe secili të jetojë 300 metra larg një parku. ne jemi larg kësaj, por së paku pak t'i afrohemi", theksoi ivanovska, e cila mbështetet nga nisma qytetare "Mundësia për Qendrën", "Të Gjelbrit për Gazi Babën" dhe "Grupacioni 398", të colët vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e partisë. Të pavarurit për Karposhin, ndërkaq dje u ndanë nga kjo nismë dhe kumtuan se vetëm me nënshkrime do të kandidojnë në zgjedhje.

Në prezantim, Ivanovska tha se do të fokusohet në kërkimin e zgjidhjeve, dhe jo në akuza dhe ofendime personale sepse angazhimet e saj çdoherë kanë qenë qytetarët para partive.

"vendosa të kandidoj për kryetare të komunës në të cilën jetoj, në të cilën i ndaj problemet e njejta me bashkëqytetarët e mi dhe në të cilën e thithim ajrion e njejtë, i cili nuk është ndotur vetëm me grimca PM, por edhe me politika shumë të këqija dhe korrupsion. Drejtësia, inegriteti dhe përgjegjësia janë vlera të cilat më udhëheqin tërë jetën dhe konsideroj se këtu mund të shndërrohen në politika kreative tëcilat do të sigurojnë komunë më të mirë dhe më të shëndoshë", tha Ivanovska.

Fushata e saj do të bazohet në tre shtylla - shtylla e parë është përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca, e dyta është inkluziviteti, sepse secili qytetar është i rëndësishëm, dhe shtylla e tretë është bashkësia dhe solidariteti. Komuna Qendër tha ajo duhet të jetë e qytetarëve, ndërkaq jo e përfitimit.

"Gjendja e deritnaishme është rezultat i politikave shumë të korruptuara dhe lukrative të cilat e anashkaluan interesin e qytetarëve. Mua nuk më udhëheqin apetitet për përfitim, unë i investoj integritetin dhe kapacitetin tim për të ofruar zgjidhje të cilat mund të jenë të mira për jetesë dhe ta kthejnë jetën dinjitoze. Nuk kërkoj fuqi dhe funksion, por dëshiroj fuqinë t'ua kthej qytetarëve. mendoj se gëzoj reputacion dhe besim tek qytetarët dhe prej tyre më duhet vetëm besimi i tyre, ndërkaq unë ua ofroj profesionalitetin dhe përgjegjësinë time. Në ekipin tonë ka profesionistë të cilët dinë dhe mund të ofrojnë gjidhje të shkëkqyeshme", tha Ivanovska.

Sipas saj, në komunë deri më tani është shkaktuar dëm i madh dhe ai vështirë mund të riparohet, por ndoshta mund të zbutet.

"Nuk do të lejoj plane të hollësishme urbanistike të cilat nuk përputhen me Planin e përgjithshëm urbanistik. Jemi dëshmitarë se si po ndërtohen objektet tek 'Holidej Ini', ndërsa plani i hollësishëm urbanistik është ilegal. Ajo që për mua është prioritet është lejet dhe planet për ndërtim të jenë të harmonizuara me standardet", tha Ivanovska.

"Të pavarur së bashku" paralajmëruan se së shpejti do ta publikojnë kandidatin e tyre për kryetar të Shkupit dhe u bëri thirrje t'u bashkangjiten të gjithë grupet e pavarura të interesuara të cialt kanë dëshirë të kandidojnë në zgjedhjet lokale. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR