ITSHKSH dhe Famullia e Shkupit thellojnë bashkëpunimin në frymën e kauzave të Nënës Terezë
- Famullitari i Kishës katolike të Shkupit, At Vinko Maslaç, ka pritur sot në selinë e tij, drejtorin e ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asanin. Ky takim i paraprinë përgatitjeve për organizimin e manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Tereze, që do të mbahet nga data 26 korrik – 5 shtator të këtij viti.
- Post By Fitore Curri
- 14:21, 14 gusht, 2024
Shkup, 14 gusht 2024
Famullitari i Kishës katolike të Shkupit, At Vinko Maslaç, ka pritur sot në selinë e tij, drejtorin e ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asanin. Ky takim i paraprinë përgatitjeve për organizimin e manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Tereze, që do të mbahet nga data 26 korrik – 5 shtator të këtij viti.
Drejtori i Asani e njoftoi famullitarin e Shkupit me aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij manifestimi, duke e ftuar edhe famullinë e Shkupit të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve.
At Vinko Maslaç u shpreh i gatshëm që në manifestimin “Drita e Gonxhës” të përfshihet edhe famullia që ai drejton dhe me këtë rast e faleminderoi drejtorin Asani për kujdesin e treguar në vazhdimësi ndaj vlerave shpirtërore e kulturore të komunitetit katolik të Shkupit, pjesë e të cilit ishte edhe Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Tereze.
Maslaç dhe Asani u dakorduan që Famullia e Shkupit dhe ITSHKSH në të ardhmen të avansojnë bashkëpunimin me ide e veprimtari që do ta fisnikëronin jetën shpirtërore e kulturore të besimtarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë të Shkupiut dhe më gjerë.Me këtë, Famullia e Shkupit mbetet e vendosur që të mbështes ITSHKSH-në në çuarjen përpara të kauzave hyjnore të trashëguara nga Nëna Tereze.
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.