• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Ist Gejt Moll": Siguria e të punësuarve dhe vizitorëve është prioritet i ynë kryesor

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Lëvizja e lirë dhe e sigurt e secilit të punësuar dhe vizitorëve, për ne janë më të rëndësishme dhe për ta arritur këtë, në vazhdimësi i kemi marrë të gjitha masat paraprake që i kemi në dispozicion, thuhet në njoftimin e sotëm të Qendrës Tregtare në Shkup "Ist Gejt Moll".

Në lidhje me incidentin, që ka ndodhur pasditen e djeshme në nivelet nëntokësore të qendrës tregtare, siç thuhet në njoftim, kompania është në komunikim me organet kompetente dhe bashkëpunon për zbardhjen e shpejtë të rastit.

"Ne i kuptojmë plotësisht shqetësimet e punonjësve dhe vizitorëve dhe ndihemi keq për situatën e pakëndshme, në të cilën u gjendën disa prej tyre. Qendra jonë funksionon sipas standardeve më të larta dhe të gjitha rregullat e sigurisë respektohen gjatë funksionimit të përditshëm. Për sigurinë e të gjithë personave, ne zbatojmë të gjitha masat që kemi në dispozicion sipas ligjeve. Në këtë drejtim kemi bashkëpunim të rregullt me organet kompetente. Ne do të vazhdojmë t'i zbatojmë këto parime dhe do të bëjmë çdo përpjekje për t'i bërë ato edhe më të mira dhe më efikase në të ardhmen", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: "Ist Gejt Moll"

 

QËNDRONI TË LIDHUR