Ist Gejt Moll: Pasi kemi marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, vazhduam me punë normale
- Qendra tregtare "Ist Gejt Moll", pasi ka siguruar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, vazhdon me punë normale pas incidentit me armë zjarri që ndodhi sot në orën 15:00, njoftuan nga qendra tregtare.
- Post By Fami Bajrami
- 17:25, 24 tetor, 2023

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Qendra tregtare "Ist Gejt Moll", pasi ka siguruar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, vazhdon me punë normale pas incidentit me armë zjarri që ndodhi sot në orën 15:00, njoftuan nga qendra tregtare.
"Bëhet fjalë për incident të izoluar, që ka ndodhur në nivelet nëntokësore të qendrës tregtare. Organet kompetente aktualisht po hetojnë në vendin e ngjarjes, mirëpo qendra tregtare vazhdon me regjimin e përcaktuar normal të funksionimit deri në orën 22:00" njoftuan nga "Ist Gejt Moll".
Prej aty bëjnë të ditur se qendra tregtare është e pajisur me sistem adekuat të sigurisë fizike dhe teknike dhe monitoring për të garantuar sigurinë e vizitorëve. si/bsh/
Foto: MIA arkiv