• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ist Gejt Moll pas zjarrit ka vazhduar me punë, pjesa e ushqimit të shpejtë e mbyllur për vizitorët

Ist Gejt Moll pas zjarrit  ka vazhduar me punë, pjesa e ushqimit të shpejtë e mbyllur për vizitorët

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Qendra tregtare Ist Gejt Moll sot ka vazhduar me punë nga ora 13:00. Pjesa për ushqim të shpejtë do të jetë e mbyllur për vizitorët dhe veprimtaritë afariste, informuan në komunikatë nga qendra tregtare, pas zjarrit që shpërtheu këtë mëngjes në katin më të epërm, në pjesën e restoranteve ku përgatitet ushqimi.

Në zjarr nuk ka të lënduar dhe është shkaktuar dëm material. Tashmë ka përfunduar ekspertiza për shkaqet nga ana e organeve kompetente.

Qendra tregtare do të vazhdojë me orarin e rregullt të punës, deri në ora 22:00.

Siç informojnë nga Brigada zjarrfikëse territoriale e Qytetit të Shkupit për MIA-n, në shuarjen e zjarrit është intervenuar me 15 zjarrikës dhe pesë automjete. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR