Islanda, Danimarka dhe Irlanda janë vendet më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të
- Maqedonia e Veriut është në vendin e 38-të, ndërsa nga vendet e rajonit më e pozicionuara është Sllovenia (8), më pas Kroacia (14), Mali i Zi (45), Bosnja e Hercegovina (61) dhe Serbia në vendin e 65-të.
Kopenhagë, 15 gusht 2023 (MIA) - Në krye të listës së vendeve më të sigurta në botë është Islanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Irlanda, sipas listës së fundit të Indeksit global të paqes të bërë nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe.
Islanda konsiderohet vendi më i sigurt për turistët, pasi vlerësohet si politikisht e qëndrueshme dhe ka një shkallë të ulët krimi.
Raporti paraqet analizën më gjithëpërfshirëse të bërë në bazë të të dhënave të deritanishme për trendet e paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore. Në përgatitjen e raportit janë marrë parasysh 23 tregues kualitativ dhe kuantitativ, ndër të cilët janë perceptimi i kriminalitetit, shkalla e vrasjeve, demonstratat e dhunshme, jostabiliteti politik, importi dhe eksporti i armëve, ndikimi i terrorizmit, mundësia e armëve bërthamore dhe të rënda dhe të ngjashme.
Në listën e 163 vendeve, ndër 10 vendet e para janë Danimarka, Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Singapori, Portugalia, Sllovenia, Japonia dhe Zvicra.
Maqedonia e Veriut është në vendin e 38-të, ndërsa nga vendet e rajonit më e pozicionuara është Sllovenia (8), më pas Kroacia (14), Mali i Zi (45), Bosnja e Hercegovina (61) dhe Serbia në vendin e 65-të.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e 131-të, Britania e Madhe në vendin e 37-të, Gjermania në vendin e 15-të.
Afganistani (163), Jemeni (162), Siria (161), por edhe Rusia (158) dhe Ukraina (157) janë shënuar si më pak të sigurtat. Në raport theksohet se niveli mesatar i paqes në botë është përkeqësuar për 0,42 për qind, që është viti i nëntë me rradhë se si paqja globale po përkeqësoget. Shtohet se vitin e kaluar 84 vende shënuar përmirësim, ndërsa 79 vende shënuan përkeqësim të paqes.
Konfliktet në Ukrainë u identifikuan si arsyet kryesore për përkeqësimin e paqes, megjithëse intensiteti i konflikteve ishte rritur në mbarë botën edhe më parë. ls/