• e martë, 24 dhjetor 2024

ISHT: Gjatë kontrolleve të djeshme në “Kuantashki” janë shqiptuar gjoba prej mbi 580.000 denarë dhe 30 ditë ndalesë për kryerje të veprimtarisë

ISHT: Gjatë kontrolleve të djeshme në “Kuantashki” janë shqiptuar gjoba prej mbi 580.000 denarë dhe 30 ditë ndalesë për kryerje të veprimtarisë

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Gjatë aksionit të djeshëm të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të kryer në koordinim me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, në tregun "Kuantash" janë konstatuar parregullsi, gjegjësisht tregtarë të cilët nuk kanë mbajtur evidencë në tregti në pajtim me ligjin që është në kundërshtim me nenin 28 paragrafi 1 të Ligjit për tregti, dhe është kundërvajtje nga neni 57 paragrafi 1 i të njëjtit ligj. Për këta tregtarë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej më shumë se 580.000 denarë. Njëkohësisht, në pajtim me nenin 51 paragrafi 1 pika 6 të Ligjit për tregti, janë konfiskuar mallra prej mbi 15 tonë, njoftoi sot Inspektorati Shtetëror i Tregut.

ISHT thekson se janë konstatuar edhe persona fizikë të cilët janë marrë me veprimtari të paregjistruar, gjegjësisht tregti me pakicë, për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa në vlerë mbi 30.000 denarë në përputhje me nenin 2 paragrafi 2, ndërsa të dënueshëm nga neni 58 paragrafi. 14 të Ligjit për tregti dhe u është shqiptuar ndalim për kryerjen e veprimtarisë në afat prej 30 ditësh.

Nga aty theksojnë se për organizatorin, subjekt i vogël, person juridik i tregut me shumicë "Kuantash", është lëshuar urdhërpagesë e vonuar në vlerë prej 120.000 denarë, me çka është bërë shkelje e nenit 14 paragrafi 2 të Ligjit për tregti, i cili dënohet sipas nenit 58 paragrafi 1 i të njëjtit ligj dhe për personin përgjegjës në personin juridik është lëshuar urdhërpagesë në vlerë prej 6000 denarë.

ISHT bën me dije se pas përfundimit të aksionit, malli i sekuestruar, pemët dhe perimet, i janë dorëzuar Agjencisë për Pasurinë e Konfiskuar, dhe në marrëveshje të përbashkët me drejtorin e Agjencisë, malli i sekuestruar është dhuruar, përkatësisht është shpërndarë atje ku është më e nevojshme.

"Ky është vetëm fillimi i veprimeve të tilla dhe në periudhën në vijim do të vijojnë më rigoroze. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk guxon t'i anashkalojë ligjet, as të manipulojë qytetarët, thuhet në kumtesën e ISHT-së. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR