• e hënë, 23 dhjetor 2024

ISHSSH po kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Spitalin Klinik në Manastir, drejtori dha dorëheqje

ISHSSH po kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Spitalin Klinik në Manastir, drejtori dha dorëheqje

Manastir, 11 prill 2023 (MIA) - Një ekip i inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) në ISHP Spitalin Klinik në Manastir sot po inspektojnë me qëllim që t'i përcaktojnë shkaqet për vdekjen e foshnjës në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në atë spital.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se komisioni i gjinekologëve, neonatologëve dhe anesteziologëve specialistë, po bën mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. 

"Lidhur me rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin Klinik Manastir, ju njoftojmë se sot Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm. Komisioni ka dalë në terren dhe po mbikëqyr për përcaktimin e rrjedhës së trajtimit të foshnjës së vdekur. Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i Spitalit klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme në Ministri ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme për arsye morale", njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

I ashtuquajturi incidenti i ri shëndetësor në ISHP Spitalin Klinik në Manastir, që është regjistruar disa javë pas vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare, Jana Hristovska, e cila jetën e humbi në Repartin e Pediatrisë në spitalin e njëjtë, shkaktoi revoltë në qytet, e cila nesër në orën 17 përsëri do të shprehet para spitalit me sirena dhe një minut heshtje, njoftuan organizatorët e protestës. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR