• e hënë, 20 janar 2025

ISHSSH nuk ka konstatuar asnjë mangësi gjatë trajtimit të fëmijës nëntë vjeçar nga Sveti Nikolla, i cili vdiq të martën

ISHSSH nuk ka konstatuar asnjë mangësi gjatë trajtimit të fëmijës nëntë vjeçar nga Sveti Nikolla, i cili vdiq të martën

Shtip, 18 janar 2025 (MIA) - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në lidhje me fëmijn e ndjerë N.A. nga fshati Peshirovë, komuna Sveti Nikollës. Mbikëqyrja inspektuese për vdekjen e fëmijës nëntë vjeçar është bërë duke filluar nga mjeku amë në Sveti Nikollë, më pas në Spitalin klinik-Shtip dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. Sipas mbikëqyrjes inspektuese, nuk janë konstatuar mangësi në të tre institucionet. Inspektorët pas mbikëqyrjes konfirmuan se fëmija nëntë vjeçar N.A. me mjek amë ishte i trajtuar në ISHP d-r Oliver, Sveti Nikollë. Në këtë ordinancë ai u paraqit për herë të parë më 14.01.2025 për shkak të dhimbjes së stomakut dhe të vjellave, kollitjes, temperaturës së lartë (39 gradë) dhe pagjumsisë një ditë më parë. 

"Gjatë kontrollit, fëmija ishte i përgjumur, afebril, pa shenja bindëse dehidrimi. I janë bërë analiza laboratorike, pas së cilës i është dhënë terapia me infuzion, gjatë së cilës fëmija ka shfaqur përgjumje me reagim të dobët ndaj të folurit, për këtë arsye është dërguar në ISHP Spitali klinik Shtip, thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. 

Sipas raportit të ISHSSH-së, në spitalin klinik në Shtip fëmija është sjellë me taksi, është pranuar pasdite rreth orës 18, është kontrolluar nga mjeku kujdestar gjatë të cilës është konstatuar diagnoza somnolencë (gjendje patologjike e përgjumjes).

MIA edhe paraprakisht informoi se në Spitalin klinik -Shtip, sërish i janë bërë analiza laboratorike dhe KT në kokë. Për shkak të gjendjes së përgjithshme jo të mirë shëndetësore si dhe konstatimeve nga analizat laboratorike dhe KT, fëmija i shoqëruar nga ekipi mjekësor (mjek, infermiere) me autoambulancë është transportuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

"Në ISHP Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve-Shkup, fëmija N.A. është sjellë me datë 14.01.2025 në ora 20:25 si rast urgjent me diagnozë somnolencë pas njoftimit paraprak dhe marrëveshje për pranim me mjek kujdestar nga Reparti i Neurologjisë i Klinikës. Në pranim, fëmija ishte në gjendje përgjithësisht të rëndë, për këtë arsye filloi menjëherë rihidrimi dhe korrigjimi i parametrave biokimikë. Në orën 22:25 ka pasur përkeqësim të mëtejshëm me arrest respirator dhe kardiak, është filluar reanimacioni, gjatë së cilës është dërguar në RKIN (Repart për kujdesi intensiv neonatal) për trajtim të mëtejshëm. Gjendja e fëmijës ka vazhduar të përkeqësohet pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve shoqëruese, reanimacioni nuk është pranuar dhe në orën 23:30 ka ndodhur vdekja", thuhet në raportin e ISHSSH-së.

Nga mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese të kryera në institucionet shëndetësore të përmendura ku është mjekuar fëmija i ndjerë nëntë vjeçar, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor në përputhje me kompetencat e tij nuk ka konstatuar mangësi. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR