• e hënë, 23 dhjetor 2024

ISHSSH inicon formimin e komisionit që të komfirmohet nëse ka pasur lëshime në mjekimin e foshnjës nga Resnja

ISHSSH inicon formimin e komisionit që të komfirmohet nëse ka pasur lëshime në mjekimin e foshnjës nga Resnja

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të inicojë formimin e një komisioni me qëllim që të konfirmohet nëse ka pasur lëshime në mënyrën e mjekimit të lehonës dhe foshnjës nga Resnja e cila ndërroi jetë 30 orë pas lindjes. 

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor informojnë se më 20 qershor është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e Manastirit dhe në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup, si dhe në institucionin privat shëndetësor "Dr. Toni" në Manastir.

Nga mbikëqyrja në dokumentacionin neonatologjik është konstatuar se lehona ishte sjellë dhe gjatë lindjes ka pasur lëkurë të gjallë, ton të dobësuar, reflekse të dobësuara dhe bradikardi.

Është konstatuar se lehona ka telefonuar në institucionin shëndetësor më 14 qershor 2024 për shkak të dhimbjeve që kanë vazhduar për dy ditë. Është bërë ekzaminimi nga mjeku specialist gjinekolog-obstetër, janë bërë dy ekzaminime kardiotokografike dhe është shtruar në departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës për lindje cezariane, duke qenë se kjo ishte shtatzënia e dytë. Në vitin 2012 ajo ka lindur edhe me prerje cezariane. Janë marrë mostra për analiza laboratorike – analiza të gjakut dhe analiza për faktorët e koagulimit dhe grupin e gjakut në shërbimin e transfuzionit.

Mbikëqyrja inspektuese ishte kryer me urdhër të zëvendësministres së Shëndetësisë, Maja Manoleva pasi mediat publikuan se një lehonë kishte ndërruar jetë pasi për shkak të situatës së përkeqësuar shëndetësore është dërguar nga spitali i Manastirit në Klinikën e fëmijëve në Shkup. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR