• e enjte, 04 dhjetor 2025

ISHP: Në vitin 2025 janë regjistruar 38 raste me HIV/SIDA në Maqedoni

ISHP: Në vitin 2025 janë regjistruar 38 raste me HIV/SIDA në Maqedoni

Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) - Tridhjetë e tetë paraqitje për persona të rinj të regjistruar me HIV/SIDA në maqedoni kanë arritur këtë vit, përfundimisht me 27 nëntorin, sipas të dhënave që i kumtoi Instituti për shëndet publik në raportin e publikuar me rastin e 1 Dhjetorit, Ditës botërore për luftë kundër SIDA-s.

ISHP thekson se kjo paraqet inicedencë prej 2,1 në 100.000 banorë. Për krahasim, incidenca në vendet e BE/EEA në vitin 2024 ishte 5,3/100.000 banorë.

Numri i rasteve në vitin 2025 është më i vogël për 25,5 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2024 kur ishin regjistruar 51 raste.

Nga rastet në vitin 2025, pjesa më e madhe (n=15) janë me vendbanim në Shkup me incidencë prej 2,5/100.000 banorë. Rastet e tjera janë rregjistruar si raste sporadike në 14 qytete të Maqedonisë së Veriut. Një rast në vitin 2025 është shtetas i huaj.

Nga 38 rastet e regjistruara, 37 persona janë të gjinisë mashkullore, një i gjinisë femërorre. Mosha nuk lëvizë dukshëm nga distribuimi i moshës nga rastet e paraqitura paraprake. Mosha mesatare e rasteve të reja është 35 vite, ndërsa përfshin moshën prej 23 deri 64 vjeç, ndërkaq 73,7 për qind e rasteve janë të moshës prej 20 deri 39 vjeç. Këtë vit, sipas të dhënave të Institutit janë regjistruar tetë raste të vdekjes lidhur me SIDA-n.

Nga analiza e paraqitjeve të arritura, nga ato me informatë të kapshme, vërehet se lidhur me rrezikun e mundshëm për përfitim të infeksionit HIV, janë regjistruar pesë persona me transmision heteroseksual dhe 29 persona nga popullata MSM.

Prej vitit 1987 deri në vitin 2025 në Maqedoni janë regjistruar 726 raste me HIV/SIDA

ISHP thekson se Maqedonia është  vend me prevalencë të ulët të HIV, prej vitit 1987 deri në vitin 2025 janë regjistruar 726 raste të HIV/SIDA, por në vitet e fundit vërehet trend në rritje, 32 për qind e të gjitha rasteve janë regjistruar në pesë vitet e fundit.

Në mënyrë kumulative, nga rastet e regjistruara, 655 (90,2 për qind) janë të gjinisë mashkullore dhe 70 (9,6 për qind) të gjinisë femërore. Pjesëmarrja e lartë proporcionale e personave meshkuj tek rastet e reja të regjistruara është trend në 15 vitet e fundit.

Mosha mesatare e rasteve të regjistruara kur ishte vendosur diagnoza është 34 vite (përfshirja prej 0-85). Distribuimi sipas moshës tregon se më të kapluar janë personat seksualisht aktivë të moshës prej 20-39 vjeç të colët përbëjnë pothuajse tre të katërtat e rasteve të diagnostikuara (73%, n=530). Tek të rinjtë deri 19 vjeç bëjnë pjesë më pak se 2 për qind.

Në periudhën prej vitit 1987 deri në vitin 2025 gjithsej 138 nga personat e diagnostikuar në Maqedoni kanë vdekur për shkaqe lidhur me SIDA-n, që paraqet shkallë të vdekshmërisë prej 18,2 për qind.

Me vendosjen e terapisë antiretrovirusale, mbijetimi i personave të cilët jetojnë me HIV është përmirësuar dukshëm, në 10 vitet e fundit nga 447 raste të regjistruara, janë vërejtur 33 raste të vdekjes, që paraqet shkallë të vdekshmërisë prek 7,4 për qind. Në mënyrë kumulative, numri më i madh i rasteve janë me vendbanim në Shkup.

Sipas mënyrë së transmisionit, numrimë i madh i rasteve (62,1 për qind) janë tek burrat të cilët kanë pasur marrëdhënie me burra, mënyra heteroseksuale e bartjes është regjistruar tek 229 raste.

"Ngjashëm si edhe në vendet e tjera të rajonit evropian, në Maqedoni, burrat të cilët kanë marrëdhënie seksuale me burra janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh nga infeksioni HIV, në 10 vitet e fundit 72,8 për qind e rasteve të regjistruara janë tek burrat të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra", thekson ISHP.

Në botë deri më tani 44,1 milionë raste të vdekjes

Në botë deri më tani janë regjistruar rreth 44,1 milionë raste të vdekjes, ndërsa transmisioni i virusit rregjistrohet në të gjitha vendet në nivel global.

Vlerësohet se në fund të vitit 2024 kanë jetuar 40,8 milionë njerëz me HIV, prej të cilëve 65 për qind janë në rajonin afrikan të OBSH-së.

Në vitin 2024, rreth 630 000 njerëz vdiqën nga shkaqe lidhur me HIV dhe vlerësohet se 1,3 milionë njerëz janë infektuar me HIV.

Nuk ekziston ilaç për infeksionin HIV.Megjithatë, me qasje drejt parandalimit efikas, diagnozës, trajtimit antiretrovirusal dhe kujdesit për HIV, përfshirë edhe për infeksionet oportuniste, infeksioni HIV u bë gjendje shëndetësore kronike, duke u mundësuar njerëzve që jetojnë me HIV të jetojnë gjtë dhe shëndetshëm.

OBSH më 1 dhjetor i bashkangjitet partnerëve dhe komuniteteve në shënimin e Ditës botërore për luftë kundër SIDA-s 2025, nën moton "Tejkalimi i çrregullimeve, transformimi i përgjigjes  ndaj SIDA-s", duke iu referuar epërsisë së vazhdueshme politike, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe qasjeve të bazuara në të drejtat e njeriut për vënien fund të SIDA-s deri në vitin 2030. ab/

Foto: ISHP

QËNDRONI TË LIDHUR