ISHP me rekomandime për mbrojtjen e të moshuarve nga moti i nxehtë
- Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mëngjesin e sotëm publikoi rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushtet e temperaturave të larta. Prej atje theksojnë se ky grup i personave janë më të predispozuar ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me të nxehtin. Kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura "kategori e rrezikuar".
- Post By Fami Bajrami
- 11:18, 26 qershor, 2025
Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mëngjesin e sotëm publikoi rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushtet e temperaturave të larta. Prej atje theksojnë se ky grup i personave janë më të predispozuar ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me të nxehtin. Kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura "kategori e rrezikuar".
"Pse? Sepse e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet e temperaturave, kanë më shumë gjasa të kenë gjendje kronike shëndetësore, të përdorin ilaçe të rregullta që mund ose të ndryshojnë reaksionet normale të trupit ndaj nxehtësisë", sqarojnë nga ISHP-ja.

Të moshuarit këshillohen të shmangin ekspozimin në diell, si dhe punën në ambient të hapur, midis orës 11 dhe 17. Të vishen me rroba pambuku të lehta me ngjyra të çelëta, syze për mbrojtjen nga dielli, kapelë me strehë të lartë dhe strehë të gjerë dhe krem mbrojtës nga dielli me faktor UV 30+ kur ekspozoheni në diell. Pini më shumë se zakonisht dhe mos prisni derisa të ndjeni etje për të pirë ujë. Pijet alkoolike duhen shmangur, si dhe ato që përmbajnë kofeinë, si dhe pijet shumë të ftohta. Nëse mjeku ka vendosur ndonjë kufizim në marrjen e lëngjeve, duhet të konsultohet me të.
Rekomandohet të shmangni përdorimin e sobave elektrike, furrave dhe pajisjeve të ngjashme nga ora 11 deri në orën 17.

"Të sëmurët kronikë, veçanërisht ata me sëmundje të sistemit kardiovaskular, neurologjike dhe pulmonare, duhet të jenë veçanërisht të disiplinuar në lidhje me këto rekomandime dhe të marrin terapinë e tyre të rregullt", theksojnë nga ISHP-ja.
Për të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore, siç thonë është e detyrueshme të konsultoheni me mjekun amë të zgjedhur.

Nga ISHP-ja shtojnë që të informohet dhe familja, miqtë dhe fqinjët rreth rekomandimeve dhe masave për mbrojtje nga moti i nxehtë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat ditore gjatë ditës do të arrijnë në 41 gradë Celsius. Moti pritet të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s, Instituti i Shëndetit Publik