• e premte, 05 dhjetor 2025

ISHP: Epidemiologët janë në komunikim të rregullt me dy personat pozitivë të MPOX, nuk ka raste të reja të dyshuara

ISHP: Epidemiologët janë në komunikim të rregullt me dy personat pozitivë  të MPOX, nuk ka raste të reja të dyshuara

Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Epidemiologët janë në komunikim të rregullt me dy personat pozitivë me MPOX, si dhe me kontaktet e theksuara. Të dy personat pozitivë me MPOX janë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftuan sot nga Instituti për Shëndet Publik.

Siç theksojnë, nuk ka raste të reja të dyshuara me MPOX të dërguara në testim dhe nuk ka raste të reja pozitive me MPOX. Asnjëri nga kontaktet e identifikuara nuk raporton simpotoma të MPOX.

"ISHP në ditët e fundit publikoi rekomandime për qytetarët në ueb faqen, hapi 2 (dy) linja të reja për konsultime të qytetarëve dhe punonjësve shëndetësor. Njëherit ISHP ka hartuar një udhëzues për punonjësit shëndetësor me rekomandime dhe shtigje të lëvizjes për rastet e dyshimta të MPOX, i cili u dorëzua në Ministrinë e Shëndetësisë dhe prej atje është përcjellë në institucionet kompetente shëndetësore", thonë nga Instituti.

Nga Instituti njoftuan se gjatë ditëve në vijim do të organizohet edhe trajnim onlajn për punonjësit shëndetësor për ndjekjen e protokolleve.

Siç sqarojnë, për momentin rreziku për përhapjen e kësaj sëmundje në vendin tonë mbetet i ulët, duke marrë parasysh reagimin e menjëhershëm dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e institucioneve.

"Instituti për Shëndet Publik, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me institucionet tjera kompetente janë në komunikim të përhershëm dhe koordinim dhe mbesin të përkushtuar në ndjekjen e gjendjes aktuale si dhe ballafaqimi me të njejtën", thuhet në kumtesën e ISHP-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR