• e martë, 26 nëntor 2024

ISHP e shënon Javën Botërore të Gjidhënies

ISHP e shënon Javën Botërore të Gjidhënies

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Instituti i Shëndetit Publik jep mbështetje dhe e shënon Javën Botërore të gjidhënies, që zgjat nga data 1 deri më 7 gusht. Tema nën të cilën do të shënohet java e sivjetme është "Tejkalimi i dallimeve: mbështetje për gjidhënie, për të gjithë!"

"Me fushatën në suaza botërore përfshihen të gjitha nënat dhe dallimet e tyre gjatë rrugëtimit të mëmësisë dhe gjidhënies, duke i treguar mënyrat në të cilat familjet, shoqëritë, bashkësitë dhe punonjësit shëndetësor mund t'i mbrojnë nënat gjidhënëse. Këtë vit theksohet dukshmëria e nënave gjidhënëse, për të dhënë kujdes dhe mbështetje të dihen dhe dëgjohen dhe t'i ndajnë praktikat e tyre të mira për gjidhënien dhe vlerën e mbështetjes në disa nivele. Aleanca  botërore për aksionin e gjidhënies (WABA), gjatë Javës botërore të gjidhënies #WBW2024 do të fokusohet në mbijetesën, shëndetin dhe mirëqenien , ta tregojë nevojën e përmirësimit të mbështetjes për gjidhënie, që të ulen pabarazitë që ekzistojnë në shoqëri, me fokus të veçantë në gjidhënien gjatë rasteve emergjente dhe krizave. Nga vlera thelbësore është askush të mos neglizhohet veçanërisht nënat nga bashkësitë e rrezikuara", citohet në kumtesën e ISHP-së.

Siç shtohet, mbështetja përfshin politika dhe qëndrime që pozitivisht do të përgjigjen në gratë gjidhënëse, sistem për mbrojtje shëndetësore i përshtatshëm për gratë dhe gjidhënien, respektimin e autonomisë së gruas dhe të drejtën e saj të japë gji në çdo kohë, kudo që të jetë, solidaritet dhe mbështetje nga bashkësia.

"Deri në moshën gjashtë muajshe, ushqyerje e foshnjeve me qumështin e nënës dhe asgjë tjetër, u garanton atyre një burim ushqimi - të përshtatshëm në nevojat e tyre për materie ushqyese, ndërsa njëkohësisht është i sigurt, i shëndetshëm dhe i arritshëm, pa dallim se ku gjendet. Ekzistojnë  aktivitete që të gjithë mund t'i ndërmarrim, u ndihmojnë grave të japin gji aq gjatë sa të duan. Mbrojtje, promovim dhe mbështetje për gjidhënien, duke i adresuar pabarazitë të cilat qëndrojnë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm", shkruan në kumtesë.

"Java botërore e gjidhënies nisi të shënohet në vitin 1992, me tema vjetore, duke i përfshirë sistemet shëndetësore, përpunimin e kodeksit ndërkombëtar për marketing për qumësht të adaptuar, mbështetje nga bashkësia, ekologjia, ekonomia, shkenca dhe arsimi si dhe tema nga të drejtat njerëzore. Nga viti 2016, Java botërore e gjidhënies është harmonizuar me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm (SDG). Në vitin 2018 rezoluta e Kuvendit Botëror të Shëndetësisë e miratoi Javën botërore të gjidhënies si një strategji të rëndësishme për promovimin e gjidhënies", përkujtojnë nga Instituti.

Java botërore e gjidhënies shënohet çdo vit në javën e parë të muajit gusht, e mbështetur nga OBSH, UNICEF, Ministria e Shëndetësisë, si dhe partnerë nga sektori civil. sa/

Foto: Instituti i Shëndetit Publik 

QËNDRONI TË LIDHUR