• e hënë, 23 dhjetor 2024

ISHP: Dhjetë raste të reja të kollës së mirë janë regjistruar javën e kaluar

ISHP: Dhjetë raste të reja të kollës së mirë janë regjistruar javën e kaluar

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Në periudhën prej 16 deri më 22 gusht janë raportuar dhjetë raste të reja me kollë të mirë, 52,4 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Shumica e rasteve janë raportuar në Shkup - katër, ndërsa janë raportuar edhe dy raste nga Kumanova dhe nga një rast në Dibër, Manastir, Kërçovë dhe Tetovë. Dy nga personat e sapo regjistruar janë shtruar në spital.

Mosha e pacientëve varion nga 2 muaj deri në 43 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës nën një vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, gjashtë persona nuk janë të vaksinuar komplet, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, dy janë plotësisht të vaksinuar dhe dy janë të vaksinuar sipas moshës.

Deri më 22 gusht në RMV janë regjistruar gjithsej 1032 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 56,2/100 000 banorë. Kjo paraqet rritje të shumëfishtë  të numrit të të sëmurëve në krahasim me periudhën e kaluar pesëvjeçare, kur janë regjitruar gjithsej 10 raste. Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i personave jetojnë në Shkup - 750, në Kumanovë janë raportuar 83 të sëmurë, ndërsa në kuadër të epidemisë në Tetovë janë raportuar 59 të sëmurë. Rastet janë raportuar edhe në 20 qytete të tjera në të gjithë vendin.

Nga 18 janari deri më 22 gusht të këtij viti, sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit-Shkup, shërbimet e vaksinimit kanë konstatuar se janë gjetur 21.696 fëmijë që nuk janë vaksinuar. Prej tyre janë vaksinuar 14822 (68.3 për qind). Nga të dhënat e qendrave të shëndetit publik në vend në të njëjtën periudhë, 10.074 fëmijë nuk janë vaksinuar dhe 6.776 (66.9 për qind) prej tyre janë vaksinuar.

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) i thekson rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim të paraqitjes së rasteve të reja të kollës së mirë dhe të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes, duke theksuar se është e nevojshme të rritet përfshirja me vaksinimin primar me vaksinë e cila përmban komponentën kundër kollës së mirë me qëllim që të arrihet doza e rekomanduar nga përfshirja e OBSH-së prej  95 për qind, si në nivel rajonal dhe lokal, ashtu edhe në nivel nacional. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR