ISHP: Analiza fiziko - kimike dhe mikrobiologjike e ujit në SHF "Dimo Haxhi Dimov" janë në kuadër të vlerave referente, nuk janë gjetur metale të rënda
- Instituti për shëndet publik (ISHP) sot informoi se janë përfunduar tërësisht analizat e mostrave nga uji, të marra nga SHF "Dimo Haxhi Dimov" dhe se analiza fiziko-kimike dhe analiza mikrobiologjike e ujit janë në kuadër të vlerave referente. Metale të rënda në mostra nuk janë gjetur.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:30, 29 nëntor, 2025
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Instituti për shëndet publik (ISHP) sot informoi se janë përfunduar tërësisht analizat e mostrave nga uji, të marra nga SHF "Dimo Haxhi Dimov" dhe se analiza fiziko-kimike dhe analiza mikrobiologjike e ujit janë në kuadër të vlerave referente. Metale të rënda në mostra nuk janë gjetur.
"Siç njoftuam më parë për rezultatet nga mostrat nga ushqimi dhe sipërfaqet e punës nga e njejta shkollë, janë gjetur bakterie fekale Enterobacteriaceа në musakë dhe në disa sipërfaqe të kuzhinës dhe shkollës të cilat tregojnë për johigjienë në shkollë dhe në kuzhinë. Nga shtatë mostrat e marra të materialeve biologjike që i kemi pranuar në Institutin për shëndet publik nga fëmijët me simptoma, gjashtë janë pozitivë me Norovirus", ceket në kumtesën nga ISHP.
Gjatë fundjavës, ekipet në detyrë të ISHP-së ndodhen në punë dhe po i analizojnë mostrat e arritura, si dhe materialet biologjike të marra paraprakisht nga shkolla, me qëllim të përballjes së shpejtë, të saktë dhe efikase me situatën.
Për mostrat e arrita plotësisht nga nëntë shkolla të tjera, ISHP do të informojë të të hënën.
"ISHP është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e tjera kompetente dhe për të gjitha informatat shtesë do ta informojë opinionin", ceket në kumtesën e ISHP-së. ab/
Foto: Arkivi