• e premte, 05 dhjetor 2025

Ish-kryeministri tajlandez Shinavatra, i cili është arrestuar për korrupsion kërkon amnisti nga mbreti tajlandez

Ish-kryeministri tajlandez Shinavatra, i cili është arrestuar për korrupsion kërkon amnisti nga mbreti tajlandez

Bangkok, 29 shtator 2025 (MIA) - Ish-kryeministri tajlandez Taksin Shinavatra, i cili vuan dënim me burg për korrupsion, sërish zyrtarisht ka kërkuar amnisti nga mbreti, konfirmuan burime nga Ministria e Drejtësisë, e cituar nga televizioni tajlandez TAI PBS (Thai PBS).

Çdo qytetar tajlandez që vuan dënim, duke përfshirë edhe Taksin, ka të drejtë të dorëzojë kërkesë për amnisti përmes Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, ndërsa kjo e drejtë vlen edhe për familjarët e tij. Vendimi përfundimtar për amnisti ose ulje të dënimit është plotësisht në kompetencë të mbretit taljlandez dhe nuk është lëndë e apeleve ose kontestimeve.

Rasti i Taksin Shinavatra ka tërhequr vëmendjen e publikut sepse ai tashmë ka marrë një falje mbretërore, duke e ulur dënimin e tij prej tetë vitesh në një vit. Megjithatë, në sferën publike është ngritur pyetja nëse Taksin ka të drejtë të aplikojë përsëri për falje, pasi e ka shfrytëzuar tashmë këtë mundësi një herë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR