Ish-kancelari austriak Kurc u dënua me kusht për deklarata të rreme
- Ish-kancelari austriak Sebastian Kurc sot është dënuar me burgim me kusht prej tetë muajsh për dhënien e deklaratave të rreme në një hetim parlamentar për korrupsion të dyshuar në qeverinë e tij të parë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:25, 23 shkurt, 2024

Vjenë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Ish-kancelari austriak Sebastian Kurc sot është dënuar me burgim me kusht prej tetë muajsh për dhënien e deklaratave të rreme në një hetim parlamentar për korrupsion të dyshuar në qeverinë e tij të parë.
Aktgjykimi i gjykatës në Vjenë është marrë pas një gjykimi katërmujor.
Ky është rasti i parë në tre dekada që t'i gjykohet një ish-kancelari austriak.
Në aktgjykimin e Gjykatës Rajonale në Vjenë theksohet se Kurci ka pasur më shumë ndikim në emërimin e Këshillit Mbikëqyrës të Holdingut shtetëror "Obag" sesa ka pranuar në hetim.