Ish presidenti koreanojugor do ta pranojë vendimin eventual të Gjykatës Kushtetuese për revokim
- – Ish presidenti koreanojugor Jun Suk – jeol do ta pranojë vendimin eventual të Gjykatës Kushtetuese për revokim, madje edhe nëse kjo nënkupton largim të tij nga funksioni.
- Post By Fitore Curri
- 12:40, 9 janar, 2025
Seul, 9 janar 2025 (MIA) – Ish presidenti koreanojugor Jun Suk – jeol do ta pranojë vendimin eventual të Gjykatës Kushtetuese për revokim, madje edhe nëse kjo nënkupton largim të tij nga funksioni.
“Nëse vendimi është për largim, kjo nuk ka se si të mos pranohet”, deklaroi në konferencë për media, avokati i Jun, Jun Kav-kjun.
Paraprakisht, Jun i injoroi kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për parashtrimin e dokumenteve juridike para intervistimit publik më 27 dhjetor, por avokatët tani konfirmuan se ai është i gatshëm që personalisht të paraqitet.
Jun është i akuzuar për organizimin e kryengritjes ushtarake me shpalljen e gjendjes së luftës më 3 dhjetor, që rezultoi me urdhër të parë për arrestim të presidentit aktual.
Javën e kaluar, përpjekjet për arrestim ishin penguar nga garda presidenciale. Në ndërkohë, protestuesit dhe mbështetësit e Jun u grumbulluan para rezidencës së tij, edhe krahas temperaturave të ftohta. fc/
Fotografia: EPA