• e hënë, 17 mars 2025

Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është thirrur në bisedë informative në polici

Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është thirrur në bisedë informative në polici

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte është ftuar në bisedë informative në polici lidhur me zjarrin e mbrëmshëm në një lokal nate në Koçan. Këtë e kanë konfirmuar për MIA-n nga MPB-ja.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski paraprakisht informoi se MPB-ja në koordinim me Prokurorinë publike deri më tani për këtë ngjarje akuzon më shumë se 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.

Disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj vepre penalo- juridike kanë ndërruar jetë, disa ndodhen në spital.

"Disa nga personat e ndaluar që për momentin ndodhen në stacion policor janë njerëz të cilët janë përgjegjës direkt për këtë ngjarje, sipas provave të grumbulluara deri më tani. Është ndaluar një person i cili është organizator i ngjarjes dhe për të cilin dyshojmë se është një nga përgjegjësit e drejtpërdrejtë. Gjithashtu është arrestuar një ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, një ish shef sektori në Ministrinë e Ekonomisë, një ish drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe tre të punësuar në kuadër të kësaj drejtorie", tha Toshkovski.

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për media informoi sot se janë ndërmarrë hapat e parë për përballje me pasojat, ndërsa për momentin ka informacione se objekti ku ka ndodhur fatkeqësia është me licencë të falsifikuar e cila është lëshuar në mars të vitit 2024 për ryshfet. Është një dokument, tha Mickoski, për funksionimin e një kabareje e cila është dhënë ilegalisht, me vulën origjinale të Ministrisë së Ekonomisë dhe nënshkrimin e zyrtarëve të atëhershëm të po kësaj ministrie. Sipas tij, këtu ka shumë pyetje që hetimi do t'i përgjigjet.

"Pra, në gjithë këtë që po ndodh dhe na ka ndodhur, para së gjithash duhet të ketë përgjegjësi penale për të gjithë personat e përfshirë, pavarësisht se kush nga cili institucion është, në çfarë niveli, nga cila parti, nga cili profesion etj,. deri në të fundit. Prisni që kur bëhet fjalë për përgjegjësi, nuk do të ketë mëshirë. Do të duhet të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër. Me veprim të saktë kirurgjik nga institucionet. Nuk ka mëshirë", ka thënë ai.

Në zjarrin në diskotekën në Koçan mëngjesin e sotëm e humbën jetën 59 persona, ndërsa 155 mbetën të lënduar.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR