• e diel, 22 dhjetor 2024

Ish kryeministri britanik, Bler në Kosovë, Kuvendi do të mbajë seancë solemne, në Ferizaj do t'i zbulohet bust

Ish kryeministri britanik, Bler në Kosovë, Kuvendi do të mbajë seancë solemne, në Ferizaj do t'i zbulohet bust

Prishtinë, 5 qershor 2024 (MIA) - Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler gjatë ditëve të ardhshme pritet ta vizitojë Kosovën, me ç'rast do të mbajë fjalim në Kuvendin republikan, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e sotme për mediume të Kuvendit të Kosovës u paralajmërua se nesër Kryesia e Dhomës ligjvënëse do të marrë vendim për seancën solemne, me rastin e vizitës së Blerit.

Ish kryeministri britanik, të cilin në Kosovë e konsiderojnë si një mik të madh të shqiptarëve për shkak të rolit të tij në çlirimin e vendit nga Serbia, më 12 qershor në Ferizaj do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e zbulimit të bustit të tij.

Toni Bler ishte një nga liderët kyç botërorë, së bashku me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Klinton dhe sekretaren amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, komandantin e NATO-s, Uesli Klark dhe disa liderë tjerë evropianë, të cilët në vitin 1999 miratuan sulmet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë dhe ish Jugosllavisë dhe përfundimin e konfliktit në Kosovë, që rezultoi me dëbimin e forcave serbe dhe më vonë shpalljen e pavarësisë së shtetit të Kosovës. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR