• e premte, 05 dhjetor 2025

Iranianët konfirmuan për sulme ndaj bazave amerikane në Katar dhe Irak

Iranianët konfirmuan për sulme ndaj bazave amerikane në Katar dhe Irak

Teheran, 23 qershor 2025 (MIA) - Radiotelevizioni shtetëror iranian konfirmoi se armata e Iranit ka lëshuar raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme, më saktë në Katar dhe Irak. Sipas mediave amerikane, shpërthimet jehojnë mbi Doha dhe Lusail, qyteti i dytë sipas madhësisë në Katar. Të paktën 10 raketa janë lëshuar drejt Katarit dhe të paktën një drejt Irakut.

Siç u theksua, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike publikoi se operacioni quhet "Lajme të mira për fitore" (Beshart-e-Fath).

"Pas agresionit të qartë ushtarak të regjimit kriminal të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore paqësore të Republikës Islamike të Iranit dhe shkeljes së qartë të ligjit ndërkombëtar, nën udhëheqjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare dhe udhëheqjes së Komandës Qendrore të Hatam al-Anbija (PBUH), Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike... shënjestroi bazën Al-Udeid në Katar me sulm raketor të fortë dhe shkatërrues. Kjo bazë është selia e Forcave Ajrore dhe përparësia më e madhe strategjike e ushtrisë terroriste amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore", thanë ata.

Deri më tani nuk dihen detajet e sulmit dhe dëmet. Përveç Katarit, sirena u lëshuan edhe në vendet fqinje Bahrein dhe Kuvajt. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR