• e martë, 07 prill 2026

Irani shqyrton planin paqësor: Nuk ka gatishmëri për hapjen e Ngushticës së Hormuzit pa armëpushim të përhershëm

Irani shqyrton planin paqësor: Nuk ka gatishmëri për hapjen e Ngushticës së Hormuzit pa armëpushim të përhershëm

Teheran, 6 prill 2026 (MIA) – Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të “një armëpushimi të përkohshëm”, tha një zyrtar i lartë iranian për Rojtersin, duke shtuar se Teherani beson se Uashingtoni nuk është gati për armëpushim të përhershëm.

Zyrtari konfirmoi se Irani ka marrë propozim për një armëpushim urgjent dhe i shqyrton ato, por shton se Teherani nuk pranon të ushtrohet presion për të mos rënë dakord me afatet dhe për të marrë një vendim.

Pakistani ka hartuar një kornizë për ndërprerjen e luftimeve dhe ia ka dërguar Iranit dhe SHBA-së mbrëmë, tha një burim i Rojtersit, duke cituar një qasje në dy faza për armëpushim të menjëhershëm të ndjekur nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Portali amerikan "Aksios" mbrëmë raportoi se SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonal po diskutojnë mbi një armëpushim të mundshëm 45-ditor si pjesë e një marrëveshjeje në dy faza që mund të çojë në përfundim të përhershëm të luftës, krejt kjo duke cituar burime amerikane, izraelite dhe rajonale.

Sipas propozimit, Ngushtica e Hormuzit do të rihapej dhe palët ndërluftuese do të kishin midis 15 dhe 20 ditë për ta finalizuar një marrëveshje më të gjerë. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR