Irani me paralajmërim serioz deri te SHBA-ja: Nëse i ndihmoni Izraelit, askund nuk do të jeni të sigurtë
- Shefi i Shtatëmadhorisë së forcave të armatosura iraniane, Serdar Bageri, kumtoi se vendi i tij përmes kanaleve diplomatike (Ambasada zvicerane) kanë dërguar porosi deri te SHBA-ja, ku e paralajmërojnë Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në aksionet e tyre të ardhshme, bazat amerikane "askund nuk do të jenë të sigurta".
- Post By Besnik Shuki
- 13:46, 14 prill, 2024
Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Shefi i Shtatëmadhorisë së forcave të armatosura iraniane, Serdar Bageri, kumtoi se vendi i tij përmes kanaleve diplomatike (Ambasada zvicerane) kanë dërguar porosi deri te SHBA-ja, ku e paralajmërojnë Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në aksionet e tyre të ardhshme, bazat amerikane "askund nuk do të jenë të sigurta".
Bageri tha se nga perspektiva iraniane operacioni ushtarak kundër Izraelit "ka përfunduar". Megjithatë, ai në intervistë për agjencinë iraniane IRIN, e transmetuar nga Si-En-En, tha se forcat e armatosura iraniane edhe më tej janë në gjendje të gatishmërisë së rritur luftarake dhe se janë të gatshëm të "veprojnë nëse kjo nevojitet".
"Nëse regjimi cionist përgjigjet, operacioni i jonë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh. Veprimet e Izraelit në konsullatë janë hakmarrë, duhej të përgjigjemi", shtoi Bageri.
Autoritetet iraniane qartë kanë bërë me dije se sulmi i mbrëmshëm është hakmarrje për sulmin e Izraelit më 1 prill, ku u shkatërrua objekti i konsullatës iraniane në kryeqendrën siriane Damask.
Izraeli demantoi involvim në sulmin në Damask, ku janë vrarë disa funksionarë ushtarakë iranianë, mes të cilëve edhe Mohamed Reza Zahedi, komandant i lartë i Gardës revolucionare. bsh/