• e hënë, 23 dhjetor 2024

Irani informon se një agjent i Mosadit u ekzekutua për shkak të sulmit në Isfahan

Irani informon se një agjent i Mosadit u ekzekutua për shkak të sulmit në Isfahan

Teheran, 5 mars 2024 (MIA) - Gjyqësia iraniane publikoi informata për ekzekutimin e personit, për të cilin pohon se është agjent i Mosadit, i involvuar në shpërthimin në kompleksin në punëtorinë e Ministrisë së Mbrojtjes në qytetin Isfahan vitin e kaluar.

Sipas mediumeve iraniane, ekzekutimi është kryer më 3 mars. Në janar janë ekzekutuar katër kurdë, të akuzuar se janë të lidhur me sulmin. Grupi për të drejtat e njeriut "Hengaw" njofton se askush nga pesë personat nuk ka pasur gjykim të drejtë dhe se atë që e kanë pranuar ka qenë si pasojë e torturave.

Personi që është ekzekutuar më 3 mars u akuzua se ka qenë në kontakt me agjentë të Mosadit, agjencisë zbuluese kombëtare izraelite, nga shkurti i vitit 2019. Në vitin 2022, thuhet se personi ka ndihmuar të lehtësohet kontrabanda e disa dronëve në Iran me organizimin e gjetjes së depove për fshehjen e dronit dhe blerjen e disa automjeteve. Sulmi ka ndodhur në janar të vitit 2023.

Identiteti i personit të ekzekutuar nuk u publikua.

Uollstrit xhërnal citon përfaqësues anonimë amerikanë, të cilët thonë se Izraeli e ka kryer sulmin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR