• e hënë, 23 dhjetor 2024

Irani e ka informuar SHBA-në se nuk kërkon "eskalim të tensioneve"

Irani e ka informuar SHBA-në se nuk kërkon

Teheran, 18 prill 2024 (MIA) - Diplomati më i lartë iranian sot theksoi se vendi i tij e ka informuar SHBA-në se nuk kërkon eskalim pas sulmit ndaj Izraelit.

Republika islamike e ka kryer sulmin e saj të parë ndaj Izraelit, duke gjuajtur dronë dhe projektilë gjatë fundjavës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Hosein Amir-Abdolahian, i cili është në Nju-Jork që të marrë pjesë në takimin e Këshillit për siguri të KB-së, tha se vendi i tij, "tentoi qartë t'i thotë SHBA-së" se Irani "nuk kërkon rritje të tensioneve në rajon", thuhet në videon e publikuar nga Ministria e tij.

Irani dhe SHBA-ja nuk kanë marrëdhënie diplomatike nga viti 1980, por Zvicra neutrale i përfaqëson interesat e Uashingtonit në Iran. Sipas Amir-Abdolahian, Irani ka komunikuar me Uashingtonin "para dhe pasi" e ka filluar sulmin ndaj Izraelit. Irani e ka informuar SHBA-në se vendimi i Republikës Islamike të Iranit që t'i përgjigjet regjimit (Izraelit) është përfundimtar dhe puna është kryer", tha ai. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR