• e premte, 05 dhjetor 2025

Iran: Të paktën tetë persona humbën jetën në sulmin drejt një ndërtese të gjykatës

Iran: Të paktën tetë persona humbën jetën në sulmin drejt një ndërtese të gjykatës

Teheran, 26 korrik 2025 (MIA) - Të paktën tetë persona - pesë civilë dhe tre sulmues - humbën jetën sot në një sulm terrorist ndaj një ndërtese të gjykatës në Iranin juglindor, bënë të ditur autoritetet gjyqësore.

"Persona të panjohur të armatosur kanë sulmuar qendrë gjyqësore në Zahedan", thanë autoritetet gjyqësore duke shtuar se pesë persona u vranë, ndërsa 13 u plagosën.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, janë vrarë edhe tre nga sulmuesit.

Qyteti Zahedan është kryeqyteti i provincës Sistan dhe Belluxhistan, një rajon që kufizohet me Pakistanin dhe Afganistanin.

Ndërkohë, grupi ekstremist sunit Xhaish al-Adl mori përgjegjësinë për sulmin.

Foto: arkivi

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR