Iran: Sulmet ndaj Izraelit do të përfundojnë nëse ndërpritet "gjenocidi" në Gazë
- - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir - Abdolihan deklaroi se sulmet ndaj Izraelit dhe interesave të tij të bëra nga ana e "Boshtit të rezistencës" do të ndërpriten nëse përfundon lufta kundër Hamasit në Gazë, duke paralajmëruar se konflikti mund t'i rrisë tensionet në Lindjen e Afërt.
- Post By Fitore Curri
- 18:41, 17 janar, 2024

Davos, 17 janar 2024 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amir - Abdolihan deklaroi se sulmet ndaj Izraelit dhe interesave të tij të bëra nga ana e "Boshtit të rezistencës" do të ndërpriten nëse përfundon lufta kundër Hamasit në Gazë, duke paralajmëruar se konflikti mund t'i rrisë tensionet në Lindjen e Afërt.
"Përfundimi i gjenocidit në Gazë do t'i japë fund veprimeve ushtarake dhe krizave në rajon", vlerësoi Hosein Amir-Abdolahian në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
"Siguria në Detin e Kuq ka lidhje me ngjarjet në Gazë dhe të gjithë do të vuajnë nëse krimet e izraelit në Gazë ndërpriten. Të gjitha frontet do të mbeten aktive", porositi shefi i diplomacisë iraniane. fc/
Fotografia: EPA