• e premte, 05 dhjetor 2025

Iran: SHBA-ja duhet të na e kompensojë dëmin para negociatave të reja

Iran: SHBA-ja duhet të na e kompensojë dëmin para negociatave të reja

Teheran, 31 korrik 2025 (MIA) - SHBA-ja duhet t'ia kompensojë dëmin Iranit, që e shkaktoi gjatë luftës së muajit të kaluar, kumtoi "Fajnenshëll tajms", duke iu referuar ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, pasi që Teherani mori qëndrim më të rreptë dhe vendosi kushte të reja për vazhdim të bisedimeve bërthamore me administratën e presidentit amerikan, Donald Tramp.

"Ata duhet të sqarojnë përse na sulmuan gjatë negociatave dhe duhet të sigurojnë se nuk do ta bëjnë atë sërish (gjatë bisedimeve të ardhshme). Dhe duhet ta komepsojnë dëmin që e shkaktuan", tha ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi, në intervistën për "Fajnenshëll tajms" në Teheran.

"Fajnenshëll tajms" kumtoi se Aragçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof këmbyen porosi gjatë dhe pas luftës, me ç'rast funksionari iranian i aceki kolegut të tij amerikan nevojën për zgjidhje të dobishme të ndërsjelltë në mënyrë që të përfundohet stagnimi i gjatë rreth programit bërthamor të Iranit.

Negociuesi kryesor bërthamor i Iranit tha se Iranit i nevojiten masa të vërteta për ndërtim të besimit nga ana e tyre pasi që Uitkof propozoi vazhdim të bisedimeve. Ai tha se kjo duhet të përfshijë kompensim financiar, pa arsyetuar, si dhe garanca se irani nuk do të sulmohet sërish gjatë negociatave, sipas "Fajnenshëll tajms".

SHBA-ja i sulmoi instalacionet bërthamore të iranit në qershor, për të cilat Uashingtoni thotë se janë pjesë e programit për zhvillim të armëve bërthamore. Teherani pohon se programi i tij bërthamor përdoret vetëm për qëllime civile. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR