• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Iran: Ajatollah Hamnei nuk mori pjesë në funeralin e viktimave nga sulmet izraelite

Iran: Ajatollah Hamnei nuk mori pjesë në funeralin e viktimave nga sulmet izraelite

Teheran, 28 qershor 2025 (MIA) – Shumë zyrtarë të lartë iranianë iu bashkuan funeralit masiv të viktimave në sulmet izraelite në Teheran, por, siç raportuan mediat botërore, lideri suprem fetar i Iranit, ajatollah Ali Hamnei nuk ka qenë i pranishëm.

Hamnei (80-vjeçar) i cili nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i konfliktit midis Iranit dhe Izraelit, nuk është prononcuar deri tani për funeralin shtetëror të 60 funksionarëve të lartë ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë, grave dhe fëmijëve që humbën jetën në konfliktin 12-ditor, raporton Si-En-En.

Hamnei shpalli fitore në konfliktin me Izraelin, pavarësisht humbjes së shumë zyrtarëve iranianë dhe sulmeve ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR