Iraku e ka mbyllur hapësirën ajrore për shkak të sulmit të Iranit ndaj Izraelit
- Iraku kumtoi se e ka mbyllur hapësirën e vet ajrore dhe e ndërpret tërë komunikacionin ajror pasi Irani ka kryer sulme me dronë ndaj Izraelit.
- Post By Besnik Shuki
- 00:16, 14 prill, 2024

Bagdad, 13 prill 2024 (MIA) - Iraku kumtoi se e ka mbyllur hapësirën e vet ajrore dhe e ndërpret tërë komunikacionin ajror pasi Irani ka kryer sulme me dronë ndaj Izraelit.
"Hapësira ajrore e Irakut është e mbyllur dhe komunikacioni ajror është ndërprerë", deklaroi ministri i Transportit, Razak al-Sadavi për agjencinë shtetërore të lajmeve INA.
Drejtoria për aviacion civil kumtoi se mbyllja do të zgjat nga ora 23:30 deri ora 5:30 sipas kohës lokale. bsh/