• e diel, 22 dhjetor 2024

IOM: Në tremujorin e parë të këtij viti në Detin Mesdhe kanë humbur jetën 441 persona

IOM: Në tremujorin e parë të këtij viti në Detin Mesdhe kanë humbur jetën 441 persona

Gjenevë, 12 prill 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për Migrim i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot deklaroi se në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë humbur jetën 441 persona gjatë përpjekjes që ta kalojnë Mesdheun dhe të mbërrijnë në Evropë.

Ai bëri të ditur se kjo është periudha më vdekjeprurëse për emigrantët që nga viti 2017, duke shtuar se numri real i viktimave ka mundësi që të jetë më i lartë.

Kriza humanitare aktuale në pjesën qendrore të Mesdheut është e padurueshme. Me më shumë se 20.000 viktima të regjistruara në atë rutë nga viti 2014, kam frikë se këto raste të vdekjes do të bëhen normale, theksoi Vitorino. 

Sipas të dhënave të IOM gjatë fundjavës së pashkëve 3.000 emigrantë kanë mbërritur në Itali, me çka numri i përgjithshëm i të ardhurve që nga fillimi i këtij viti u rrit në 31.192 persona. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR