• e shtunë, 05 tetor 2024

Inzagi pas humbjes nga Bolonja: Dëshiruam çerek finalen por nuk ia dolëm

Inzagi pas humbjes nga Bolonja: Dëshiruam çerek finalen por nuk ia dolëm

Milano, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi i rrëfeu përshtypjet e tij pas disfatës së mbrëmshme nga Bolonja në të tetën e finales të Kupës së Italisë.

Klubi milanez humbi në terren të vet me rezultat 2:1 pas kohës shtesë, edhe pse i pari ishte në epërsi. Të tre golat u shënuan në 30 minutat shtesë.

"Vetëm mund t'i kritikoj futbollistët e mi për lojën në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Deri atëherë luajtëm shkëlqyeshëm. Djemtë janë të pakënaqur, dhëriruam perek finalen, por nuk ia dolëm", deklaroi Inzagi.

Në minutën e 65-të, njëri nga futbollistët më të mirë të Interit, Lautaro Martinez e humbi penalltinë, ndërsa në vazhdimin e dytë u lëndua dhe u zëvendësua.

Bolonja në çerek finale do të luajë kundër Fjorentinës. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR